Lajme

SBAShK-u shqetësohet me uljen e numrit të nxënësve dhe me zhgënjimin e mësimdhënësve nga Ligji i Pagave

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, e sheh si shqetësues natalitetin në vend dhe ikjen e mësimdhënësve nga vendi.

Për këtë të fundit, thotë se aktualisht nuk është problem por që me kalimin e viteve mund të sjellë pasoja të mëdha për arsimin në Kosovë.

Shqetësuese e sheh edhe njohësi i arsimit, Rinor Qehaja. Jasharaj e Qehaja kërkojnë nga Qeveria që të reflektojnë në këtë drejtim.

Jasharaj ka thënë se shkaku i zhgënjimit nga Ligji i Pagave, mund të shkojë numrin e mësimdhënësve që të largohen nga Kosova.

Krahas pakënaqësisë me Ligjin e Pagave, Jasharaj thotë se ka zhgënjim edhe me paralajmërimet për ritestim të mësimdhënësve.

“Të iu them të vërtetën arsimi i Kosovës është goxha i goditur me këtë, me dy goditje edhe me mungesën e natalitetit por edhe me ikjen fatkeqësisht të pjesës më vitale në Kosovë, e them jemi të goditur tek numri gjithmonë e më i shprehur i rënies së numri të nxënësve, tek personeli mësimor nuk kemi shifra por po të ishte prezente në numër të madh do ta kishim këtë alarm, ka lëshime individuale që në tërësinë e 23 mijë e sa janë nuk është alarmante, por duke u bazuar në zhgënjimin nga Ligji i Pagave duke u bazuar në presionet që vazhdimisht iu bëhen me fjalë, nganjëherë qofshin ose mos qofshin lajme të vërteta jo testi, duke ua vënë në pikëpyetje arritjet që i kanë bërë në fakultet”, thotë Jasharaj, në një intervistë për Eo.

Ndonëse aktualisht nuk e sheh shqetësuese largimin nga Kosova, Jasharaj ka një brengë tjetër. Thotë se në Kosovë ka filluar të bie numri i nxënësve. Ai thotë se është rrezik që të mbyllet ndonjë shkollë si mungesë e nxënësve.

“Nataliteti është se do të na krijojë probleme në të ardhmen, është një rrezik për krejt Kosovën dhe do të na qesë në hall në të ardhmen e afërt me mbyllje të paraleleve, me mbyllje të ndonjë shkolle, pastaj shteti dhe ne duhet të kemi kujdes se këta njerëz nuk mund t’i hedhim në rrugë, nga ana tjetër po them duke parë një zhgënjim të mësimdhënësve me Ligjin e Pagave duke parë një presion të vazhdueshëm që iu bëhet, një fyerje publike që iu bëhet madje kemi deklarata të individëve që Qeveria nuk distancohet se po prodhojmë analfabetë se këta nuk janë punëtorë të mirë, mësimdhënësi në të ardhmen e afërt duke parë pagën e tij që nuk është në nivel, duke parë gjithë këtë presion dhe kërkesat që iu bëhen pa iu ofruar kushte pune, ata mund të vendosin ose ta ndërrojnë profesionin brenda Kosovës, ose më e keqe se kjo t’i marrin familjet si shumë të tjerë dhe të shkojnë jashtë, për të bërë punë çfarëdo po për një jetë më të mirë”, thotë Jasharaj.

/Shqip.com