Lajme

SBASHK-u kundër ndryshimeve në Ligjin e skemave pensionale, apelon presideten që ta kthejë në Parlament

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ka reaguar lidhur me ndryshimin e Ligjit për skema pensionale.

Përmes një komunikate për media, SBASHK, thotë se Qeveria Kurti, vazhdon të marrë vendime pa u konsultuar.

SBASHK, thotë se më këto ndryshme preken ligjet tjera, siç është rasti me Ligjin për statutin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, “i cili si vite kontributdhënëse ua njihte atyre që punuan në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës kohën nga viti shkollor 1989 e deri më 31 tetor 1999, kur edhe kishte përfunduar viti shkollor, që ishte zgjatur me vendimin e organeve të Kosovës të asaj kohe”.

“Po ashtu me këto ndryshime është dashur që si vite kontribut dhënëse, përveç vitet e 90-ta, të njihen edhe koha deri më 1 shtator 2002 , gjegjësisht deri në kohën kur filloi se funksionuari Trusti pensional sepse të punësuarve deri atëherë nuk u ishte krijuar mundësia institucionale për të ndarë kontribute pensionale”, thuhet në komunikatë.

Tutje, SBASH-u, thotë se nëse Qeverisë Kurti i ka mbetur merak “kriteri prej 15 vitesh, atëherë për të mos pasur diskriminim, sipas tyre është dashur të bëhet një përshkallëzim nnë ketë forme:1. 15 vite 100%2., 13 deri 15 vite 75%3. 10 deri 13 vite 50 % “.

SBASHK-u apelon të presidentja që të mos dekretojë këtë Projektligj të ndryshimeve, por ta kthej në Parlament në mënyrë, që përmes dialogut me të gjitha palët e duke u bazuar në “fakte e argumente të bëhen ndryshime e duke hequr çdo diskriminim e padrejtësi ndaj kujtdo qoftë”.

/Shqip.com