Lajme

SBASHK-u përkrah marshin “Marshojmë për Drejtësi”

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (Sbashk) do të përkrah marshin “Marshojmë për Drejtësi”.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Anëtarësia e SBASHK-ut do të jetë  pjesë e Marshojmë për drejtësi.SBASHK në takimin me kryetarët e nivelit komunal  sindikal dhe të Universiteteve  përveç për temat aktuale në arsim dhe në aktivitetet sindikale ka  bashkëbiseduar edhe  për kërkesën e shumë kolegeve e kolegëve tanë  që nga çerdhet e deri në Universitete për mbështetjen  e aktivitetit “Marshojmë për drejtësi “organizuar nga iniciativa  “Liria ka emër”. Në këtë takim pjesëmarrësit njëzëri   kanë vendosur  që edhe SBASHK me një numër  të konsideruar të anëtarësisë  të marr pjesë  në këtë aktivitet”, thuhet në njoftimin e SbashK-ut.

Marshi “Marshojmë për Drejtësi” mbahet të dielën duke filluar nga ora 14:00.

/Shqip.com