Lajme

SBASHK: Nëse nuk implementohet Ligji i Pagave në janar, do të ketë greva

Ilustrim

Nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ymer Ymeri, ka paralajmëruar se nëse deri në janar nuk ka konfirmim se Ligji i Pagave do të implementohet, atëherë do të ketë grevë, përcjell Shqip.com.

Ymeri deklaroi se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që Ligji i Pagave të futet në projektbuxhetin e vitit 2022, teksa shton se nuk kanë pasur asnjë takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.

“Shpresojmë që para datës së protestave të kemi dialog dhe të gjejmë zgjidhje në mënyrë që tek çështjet që i kemi ngritur. Me një dialog një javor mund t’i tejkalojmë të gjitha këto sepse nuk është një kërkesë e papërballueshme për buxhetin e Kosovës.

Nëse e kemi parasysh se që nga viti 2010 s’ka pasur ngritje të pagave në sektorin publik dhe buxheti që nga ajo kohë është rritu për rreth 40 për qind, ndërsa buxheti i pagave ka mbetur në të njëjtin nivel. Deri në janar nëse nuk do të ketë asgjë nga dialogu me qeverinë, atëherë do të ketë greva”, tha Ymeri në Klan Kosova./SHQIP.com