Lajme

SBASHK i përgjigjet Nagavcit: Ekziston vendimi, orët e humbura nuk i zëvendësojmë

SBASHK

Sot gjatë ditës Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka vendosur që orët e humbura për shkak të grevës të zëvendësohen në muajt tetor, nëntor, dhjetor dhe janar.

Por ky vendim nga ana e MASHT-it nuk po pranohet nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit.

Luljeta Boshnjaku nga SBASHK-u në një prononcim për Shqip.com ka deklaruar se orët e humbura për shkak të grevës përkundër vendimit nga Ministria nuk do të zëvendësohen.

“Orët e humbura nuk zëvendësohen sepse nuk ka marrëveshje” ka thënë Boshnjaku për Shqip.com

Në kontratën kolektive midis MASHTI-it dhe SBASHK-ut thuhet se zëvendësimi i orëve të humbura bëhet me marrëveshje midis dy palëve.

Neni 35- Kontrata Koletive

“Sot kemi nxjerrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022-2023.Me këtë vendim do të ndryshohet kalendari i vitit shkollor 2022-2023, për shkak të 22 ditëve të pambajtura të mësimit gjatë muajit shtator 2022 si pasojë e grevës së mësimdhënësve. Tetë ( 8 ) ditë të mësimit të pambajtura për para fillorë dhe klasat (1-8) sipas UA-05/2022 për Kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 do të mbahen ditëve të shtune, si në vijim:-Në muajin Tetor, 2022 mësimi mbahet më datat 15.10.2022, 22.10.2022 dhe 29.10.2022;-Në muajin Nëntor, 2022 mësimi mbahet më datat 12.11.2022 dhe 26.11.2022;-Në muajin Dhjetor, 2022 mësimi mbahet më datat 10.12.2022 dhe 24.12.2022;-Në muajin Janar, 2023 mësimi mbahet më datë 14.01.2023” thuhet në vendimin e MASHTI-it.

Në fund është bërë e ditur se, zbatimin e këtij vendimi do ta mbikëqyrë Inspektorati i arsimit./Shqip.com

/Shqip.com