Sport Ndërkombëtar

Sassuolo ndal kampionin

AC Milan nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë në udhëtim përball Sassuolon.

Pavarësisht dominimit të Milanit, Sassulo pati rastet më të mira në barazimin pa gola.

Mundësia ideale për vendasit erdhi në minutën e 22-të, por Mike Maignan ndali goditjen e Domenico Berardi nga pika e bardh.

Përqindja e tij e pritjes prej 31% nga penalltitë është më e larta në mesin e portierëve që janë përballur të paktën 25 në shtatë sezonet e fundit.

Milani e dominoi posedimin e topit me 63 për qind, po ashtu pati edhe 11 goditje drejt portës, në krahasim me Sassuolon që pati vetë tetë sosh.

Milani vazhdon ta kryeson tabelën e Serie A, me tetë pikë, kurse Sassuolo gjendet në vendin e 10-t me pesë pikë të grumbulluara./Shqip.com