Sassuolo argëtohet në “San Siro”

Në “San Siro” shikuesit e Milanit erdhën të gëzuar, por dolën të mërzitur.
Rosonerët kanë pësuar humbje me rezultat 1-3 ndaj Sassuolo-s, për të bërë një hap fals në “luftën” për titull.
Përkundër humbjes, kuqezinjët e nisën më mirë takimin dhe realizuan gol, pas vetëm 21 minutave lojë. Golashënues ishte, Alessio Romagnoli, ndërsa asistoi Theo Hernandez.
Por, ky gëzim i tyre zgjati vetëm tre minuta, pasi skuadra mysafire barazoi shifrat me anë të Scamacca.
Kur po zhvillohej minuta e 33-të, ishte Simeon Kjaer që e dërgoi topin në rrjetë, por në portën e gabuar dhe Sassuolo kaloi në epërsi për herë të parë në këtë takim.
Ky ishte dhe epilogu i pjesës së parë.
Ndërsa, në 45 minutëshin e dytë, Sassuolo realizoi edhe një herë.
Pas një akti mjeshtëror, Berardi e turpëroi Romagnolin, ndërsa shënoi për 1-3, që ishte rezultati përfundimtar i takimit.
Në fund të ndeshjes, Milani mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Romagnoli u ndëshkua me karton të kuq.
Pas kësaj humbje, pesë herë kampionët e Evropës, mbesin në vendin e dytë, me vetëm një pikë më shumë se Interi, ndërsa nëse Napoli triumfon, atëherë do largohet tre pikë.
Në anën tjetër, Sassuolo ngritet në vendin e 12-të pikë, pas 14-të ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com