Sport Shqiptar

Sarri zgjedh Muriqin si zëvendësues të Immobiles, Caicedo pritet të largohet

Maurizio Sarri & Vedat Muriqi

Trajneri më i ri i Lazios, Maurizio Sarri kur kishte marrë detyrën e tij te skuadra italiane, kishte thënë se “Lazio ka shumë qëndrorë”, shkruan Shqip.com.

Kjo lë të nënkuptohet se do të ketë largime të sulmuesve nga skuadra italiane.

Pas raportimeve se Muriqi mund të rikthehet te skuadra e Fenerbahces, me vendimin e fundit të Sarrit, kjo gjë është hedhur poshtë tashmë.

Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri italian e ka marrë vendimin e tij, pasi kishte paqartësi se cili nga lojtarët mes Muriqit dhe Caicedos do të largohet.

Gazeta italiane raporton se Sarri ka vendosur të shes Filipe Caicedon, pasi në plan të dytë pas Ciro Immobiles është Vedat Muriqi.

Caicedo ka kontratë me Lazion deri në verën e vitit 2022, derisa njëra nga skuadra që ka treguar interesim më të theksuar është Fenerbahce./Shqip.com