Lajme

Sarrazin: Presim propozime për dinarin, palët t’i kthehen implementimit të Marrëveshjes së Ohrit

I dërguari i Gjermanisë për çështje të Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin
I dërguari i Gjermanisë për çështje të Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin

I dërguari i Gjermanisë për çështje të Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka bërë të ditur se presin nga Kosova dhe Serbia propozime konkrete dhe të veprojnë në terren lidhur me çështjen e dinarit.

Për transmetuesin publik të Kosovës, Sarrazin megjithatë theksoi se të dyja palët, duhet t’i kthehen implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

”Më vjen mirë që Lajçak po bën shumë përpjekje në kuptimin e zgjidhjes së problemeve aty, edhe ne po presim nga të dyja palët që të dorëzojnë propozimet e tyre, të veprojnë në terren në mënyrë që njerëzit në veri të Kosovës të kenë mënyra të thjeshta për të jetuar jetën e përditshme dhe të mos shkaktohen pengesa në jetën e përditshme”.

”Këtë duam ta zgjidhim. Theksojmë që presim nga të dyja palët të punojnë në implementim të Marrëveshjes së Ohrit, për t’i dhënë kredibilitet këtij shtegu që çon drejt zgjidhjeve brenda dialogut”.

/Shqip.com