Lajme

Sarrazin: Nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit të bie poshtë për shkak të një budallallëku

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, duke folur nga baza e EULEX-it në Mitrovicë, ka thënë se dje ka vendosur spontanisht të vijë në Kosovë.

Ai është shprehur se dje ishte një ditë e keqe  për Kosovën dhe Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Dje kam vendosur spontanisht të vijë në Kosovë. Padyshim që dje ishte një ditë e keqe  për Kosovën dhe Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqëusesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajçak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi”, tha ai.

Sarrazin tha se mesazhi i tij është që s’do të lejojnë që marrëveshja e Ohrit të bie poshtë, siç u shpreh ai, për shkak të një budallallëku.

Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që mundësitë që i ofeon marrëveshja e Ohrit të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku. E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e Ohrit e ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme”, tha ai.

Tutje, ai u shpreh se BE-ja është vend i zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

/Shqip.com