Lajme Ballkan

Sarrazin e Frangesh takohen me krerët e Listës Serbe

Dy emisarët evropian ai Gjermanisë Manuel Sarrazin dhe i dërguari i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar takim me krerët e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Sipas një njoftimi nga Lista Serbë, temë e këtij takimi ka qenë situata aktuale politiko-sigurore në Kosovë.

Emisarët evropianë gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kanë zhvilluar bisedë telefonike me Ministren e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

/Shqip.com