Rozë

Sarah tregon se a do të kemi fejesë mes saj dhe Pm-it

Sarah Berisha

Sarah dhe Dj Pm kanë filluar lidhjen gjatë kohës sa ishin në Big brother.

Ata këtë lidhje janë duke e vazhduar edhe jashtë.

Dyshja po shihen të pandarë me njëri-tjetrin duke qëndruar në mes të Tiranës dhe Prishtinës.

Në një intervistë të fundit në “Prive”, blogerja nga Shqipëria ka folur sërish për marrëdhënien e saj me DJ nga Kosova, por edhe raportet me ish-banorët e tjerë.

“Më ka rritur shumë si person dhe profesionalisht, një nga arsyet pse hyra në Big Brother VIP ishte t’i bëja shqiptarëve të kuptonin punën që unë bëjë, ta vlerësonin këtë punë, sepse një nga komentet që kam marrë brenda që edhe më kanë ofenduar është se je kot për atë format, ditë pas dite që unë jam jashtë po e vërtetoi të kundërtën”, ka thënë Sarah.

Tutje, Sarah edhe pse lidhje e tyre është në rrugën e duhur, ata mendojnë që është shumë herët për të bërë një hap më shumë në marrëdhënie e tyre.

“Mendoj që lidhja jonë ka nisur pas Big Brother, dhe kemi diku dy muaj që po e përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe syrit të publikut dhe është shumë herët për të folur për bashkëjetesë, për fejesë, martesë apo fëmijë dhe mua më duken pak të tepërta, nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e larg kjo”, deklaroi Sarah./SHQIP.com