Rozë

Sarah publikon pamje nga pushimet me Dj Pm

Sarah dhe DJ PM

Sarah dhe DJ PM të cilët nisën një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duket se po e shijojnë edhe jashtë.

Ata tashmë kanë filluar pushimet duke udhëtuar drejtë Kosovës.

Blogerja e njohur zbuloi se kanë zgjedhur Bogën, një destinacion shumë të dashur sidomos për dimër.

Sarah ka publikuar edhe disa foto tjera nga vendi ku janë duke qëndruar, teksa duket se po kalojnë kohë mjaft të mirë me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se i pari që doli nga shtëpia ishte PM, i cili herë pas here thoshte që duhet të dalë edhe Sarah.

Ndryshe, dyshja ishin çifti më i preferuar nga publiku./SHQIP.com