Rozë

Sarah & Dj Pm zbulojnë sa ka ndryshuar jeta e tyre pas “BBVIP”

Dj PM dhe Sarah Berisha filluan lidhjen e tyre gjatë kohës sa ishin në Big Brother.

Ata lidhjen janë duke e vazhduar edhe jashtë duke treguar se janë mjaftë të lumtur më njëri-tjetrin.

Të ftuar në emisionin “Më lër të flas” dyshja tha se jeta e tyre ka ndryshuar pas hyrjes në Big Brother VIP.

“Është pak e vështirë të jesh 24 orë në sytë e publikun, nuk e ke më privatësinë. Por jeta më ka ndryshuar për mirë, si me anën e projekteve, si me publikun që kam marrë një dashuri dhe suport shumë të madh”, tha blogerja.

“Ka pasur ndryshim drastik në jetën time, si në anën profesionale, ashtu dhe në anën shpirtërore. Për momentin, gjeta fatin e jetës sime. Jam shumë i lumtur se ka marrë përmasa drastike në karrierën time dhe për mua si person. Si në anën profesionale, dhe në anën shpirtërore ka evoluar totalisht”, u shpreh artisti.

Dyshja nuk treguan ndonjë plan konkret për të ardhmen.

/Shqip.com