Rozë

Sara zbulon detajet e njohjes me Ledrin

Ledri Vula dhe Sara Hoxha

“Budallaqe je që i shkruan?”, Sara zbulon detajet e njohjes me Ledrin

Sara Hoxha ka zbuluar detaje për njohjen me reperin Ledri Vula.

“E gjitha nisi shumë gradualisht. Me Ledrin kam filluar të shkruaj për herë të parë në Instagram krejt pa asnjë lloj tendence, asgjë. I shkruaja unë sepse kemi qenë në një koncert të Ledrit, grup edhe unë thjesht i dërgova foto, ma ktheu dhe unë pastaj nuk i ktheva më përgjigje. Jemi takuar pastaj pas një viti e pak, ka qenë çdo gjë gradualisht. Në 2016 kemi nisur të flasim prapë. Në një koncert të Ledrit sërish dhe e çuditshmja ishte se ai më njohu, nuk ma mori mendja që do të më mbante mend ishim në Jalë. Aty ishte e çuditshmja që ai më njohu dhe mua nuk ma merrte mendja sepse sa goca shikon ai, pse duhet të më mbajë mend mua? Kisha veshur një fustan rozë dhe si po thoja edhe dalja në publik ndodhi shumë gradualisht pra ne kemi qenë shumë diskret në fillim. Unë nuk e dija që ai do të më mbante mend dhe ka qenë në backstage, pak si më poshtë dhe unë bëja xhiro për tek tualeti për ta parë që a do të më shohi, a do më njohu dhe kur ai më thirri “Sara, Sara” bëra njëherë sikur nuk e dëgjova sepse nuk isha e sigurt që a ishte e vërtetë apo më bënë veshët dhe pastaj herën e dytë e kuptova që po më njeh. Shumë e vështirë në fillim, për të dyja palët por nejse”, ka thënë Sara.

Ajo ka deklaruar se dyshja kishte vështirësi në fillimet e lidhjes së tyre shkaku i largësisë, pasi takoheshin shumë rrallë, ndërsa sipas influenceres të dy në atë kohë “nuk ishin në gjendje”.

Po ashtu Sara tha se ka pasur dyshimet e saj në fillimet e tyre, shpesh herë e pyeste veten: “Budallaqe je që i shkruan?”, madje ka menduar se asnjëherë nuk do përfundonin bashkë, megjithatë arritën që ta çonin përpara lidhjen dhe të qëndronin bashkë.

/Shqip.com