Sara nuk e përpin lehtë veprimin e Bardhit
Publikuar:
(11.02.2024 21:35:12)
Sara ka biseduar gjatë me Albi Nakon në lidhje me informatën e zbuluar nga Bardhi se ka lënë një lidhje pezull jashtë shtëpisë.
Ajo tha se ka qenë ajo që e ka bërë Bardhin të jetë më i njohur brenda shtëpisë.
Sara konfirmoi se ajo dhe Bardhi janë ftuar veç a veç në dhomën e rrëfimeve për të diskutuar rreth kësaj çështje.
Ndërkohë Albi e pyeti Sarën se cila do të ishte lëvizja e saj e radhës dhe se nëse do të bënte ndonjë gjë rreth veprimeve të Bardhit, por ajo tha se mos pjesëmarrja e saj në darkën e shtruar vetëm për vajzat dhe ku kushti ishte të shkonin vetëm ato që nuk janë në një lidhje, tregon se ajo vazhdon ta dojë atë.
/Shqip.com