Rozë

Sara Hoxha nuk do të jetojë më me vjehrrinë

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë çifti më i komentuar në mediat rozë.

Së fundmi, Xheraldina dhe Agron Vula, prindërit e Ledri Vules, kanë dhënë një intervistë për emisionin e Top Albania Radio “Pardon My French”, në të cilën kanë zbuluar se së shpejti nuk do të jetojnë më së bashku me Ledrin dhe bashkëshorten e tij, Sarën.

“Ata do të ikin”, tha Xheraldina, para se babai i Ledrit, Agroni, të theksojë se edhe ata kanë qejf që biri i tyre të pavarësohet, pasi vetëm kështu mund të përparojë në jetë.

“Ata blenë një banesë mjaft të madhe jashtë shtëpisë, në një kompleks që quhet Marigona Hill. Dhe e blenë, u rehatuan. Me thënë të drejtën u gëzuam shumë, pasi çdo familje duhet ta ketë kulmin e vet”, tha Xheraldina.

Por, me insistimin e Ledrit, duket se edhe prindërit e tij do të zhvendosen në këtë lagje.

“Ledri ma kërkoi ta blejmë edhe ne një banesë në Marigona Hill. Unë kisha një tokë që e kisha ble 20 vjet më herët për të ndërtuar shtëpi, por që se ndërtova. Dhe dhashë atë tokë për ta blerë banesën afër me Ledrin”, tha Xheraldina.

Ledri dhe Sara janë prindër të një vajze./Shqip.com