Rozë

Sara Hoxha ka një përgjigje për të gjithë ata që thonë se e fitoi DWTS prej Ledrit

Ledri Vula dhe Sara Hoxha

Fituesja e “Dancing With the Stars”, Sara Hoxha, gjatë gjithë kohës ka qenë shumë e komentuar edhe për shkak të dashurit të saj, reperit Ledri Vula.

Pas fitores, ajo ka disa fjalë për të gjithë që e votuan edhe për fansat e Ledrit.

“Për publikun, për ata që bën diferencën, ju premtoj se do punoj më shume për t’ju sjell projekte te reja dhe t’ju kthej sado pak të gjithë dashurinë që më keni dhënë! Shumë mund të jenë fansa të Ledrit e disa të mitë, por për mua do të jeni arsyeja pse unë në finale ngrita kupën. E për këtë, do ju jem gjithmonë falënderuese!”, ka shkruar Sara.

Sara dhe Ledri, kanë një vajzë së bashku.

/Shqip.com