Rozë

Sara Hoxha do të bëhet këngëtare?

Ledri Vula dhe Sara Hoxha

Blogerja, Sara Hoxha u bë e njohur për publikun pas konfirmimit të lidhjes me reperin, Ledri Vula.

Ajo tashmë është nënë e një vajzë të quajtur Poema Blu, e cila është bërë një ndër bebushët më të njohura të publikut.

Së fundit ajo ka kaluar të gjithë pritshmëritë e publikut duke postuar një Instastory ku shfaqet duke kënduar.

“Duke ndryshuar karrierën e saj, kini vëmendje”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë duke etiketuar kompaninë ‘RedBox’.

Deri më tani, Ledri nuk ka bërë ndonjë reagim në postimin e partneres së tij.

Në anën tjetër, Ledri është shumë aktiv në projekte muzikore, pas një verë të ngarkuar më koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Projekti i fundit i reperit është bashkëpunimi me Gjikon dhe Lumi B i titulluar “Ca bone”.

Kënga ka vetëm gjashtë ditë që nga publikimi dhe numëron mbi 1.5 milionë klikime në platformën ‘Youtube’./SHQIP.com