Rozë

Sara Berisha për “BBV”: Eksperiencë e vështirë

Sarah Berisha

Emisioni i “Big Brother VIP”, ngelet ndër edicionet më të shikuara deri tani.

Banorët veçse të njohur më parë, ngjallën kureshtjen e shumë mediave rozë, si për anën e tyre profesionale edhe atë personale.

Shumë artistë patën mundësi promovimi dhe ndanë shumë nga jeta e tyre prapa publikut.

Si sfidë të bukur e të vështirë e ka cilësuar edhe vetë banorja Sara Berisha.

Ajo përmes një postimi në Instagram, ka “rikthyer”, një pjesë të saj në Big Brother duke e kujtuar si eksperiencën më të mirë ndonjëherë.

“Një vit më parë! Sa shpejt ka kaluar ky vit, më duket si një ëndërr. Një eksperiencë kaq e bukur dhe e vështirë në të njëjtën kohë. Faleminderit për të gjithë atë dashuri, mbështetje dhe orë të tëra pa gjumë që më keni dedikuar. Ju dua shumë”, ka shkruar ajo.

Sara dhe Dj Pm, u lidhën brenda shtëpisë, ndërkaq lidhja e tyre vazhdon ende ku ata shfaqen shpesh në krah të njëri-tjetrit.

/Shqip.com