Lajme Botë

Santos pranon se kreditë ‘personale’ për fushatën nuk ishin nga fondet personale

Kongresmeni republikan i Nju Jorkut, George Santos
Kongresmeni republikan i Nju Jorkut, George Santos

Kongresmeni republikan i Nju Jorkut, George Santos, duket se ka pranuar dje se 600 mijë dollarë kredi për fushatën e tij elektorale nuk vinin nga fondet personale.

34-vjeçari, fitoi zgjedhjet për Kongresin vitin e kaluar në distriktin e tretë të Nju Jorkut, i cili mbulon pjesë të Long Island dhe Queens.

Por, ai u vu menjëherë nën presion për një rezyme që është treguar të jetë kryesisht e sajuar, ku është akuzuar për një sërë çështjesh.

Udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë qëndruar pranë, megjithatë, jo vetëm për shkak se ai mbështeti Kevin McCarthy-n përmes 15 raundeve të votimit për kryetar në fillim të këtij muaji. Javën e kaluar, Santos u vendos në dy komitete të Dhomës së Përfaqësuesve.

Përveç bashkimit me republikanët e Nju Jorkut në thirrjen për dorëheqjen e Santos, demokratët kanë kërkuar hetim për dosjet e financimit të fushatës së Santos.

Duke folur për New York Times, një avokat për Santos, Joe Murray, tha se, “do të ishte e papërshtatshme” të komentohej mbi dosjet e reja, për shkak të hetimeve në pritje.

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Documented, Brendan Fischer, i cili është mbikëqyrës i çështjes tha se, “Nuk e di se çfarë mendojnë se po bëjnë. Fushata e Santos mund të ketë hequr kontrollin e kutisë ‘fondet personale të kandidatit’, por ajo ende raporton se 500,000 dollarë erdhën nga vetë ai. Nëse ‘huaja nga kandidati’ nuk ka ardhur në të vërtetë nga kandidati, atëherë Santos duhet të tregojë se nga kanë ardhur me të vërtetë paratë”, shtoi më tej Murray. /The Guardian

/Shqip.com