Sport Ndërkombëtar

Sanchez mund të largohet nga Interi

Sanchez dhe Interi mund të i ndajnë rrugët

Alexis Sanchez duket që nuk është futbollist i “paprekshëm” te Interi.

Sipas La Gazzetta dello Sport, paga e tij prej shtatë milionë eurosh në sezonë dhe fakti që nuk po është startues, kanë bërë që në Inter ta mendojnë shitjen e tij, përcjellë Shqip.com.

“Me sa duket kiliani e ka kuptuar se përpara tij ka lojtarë si Lautaro Martinez, Edin Dzeko dhe Correa. Është i vetedijshem dhe kështu ai ka menduar të vihet ne dukje me shpresën se do të fitojë ndonje minutë më shumë lojë. Por, kjo sjellje e tij është parë me sy shume të keq nga Beppe Marotta që nuk e ka pëlqyer aspak lëvizjen e lojtarit. Sanchez aktualisht merr shtatë milione euro ne sezonë dhe nje zgjidhje kontrate nuk do te kishte aspak efekt negativ ne bilanc” ka shkruar mediumi italian.

Sipas po të njëjtës media, Marotta do i ofrojë atij largimin, njëjtë siç kishte bërë me Radja Nainggolan.

Owuraku Ampofo on Twitter: "Alexis Sanchez at Manchester United: ⚽ 3  Premier League goals 💰 Cost £40m+ in wages 🎹 Played a piano The worst  signing in Premier League history?… https://t.co/pRNI7pswtF"
Alexis Sanchez

“Është pikërisht ky vendimi drastik që po mendon Marotta për lojtarin: t’i ofrojë atij largimin me zgjidhje kontrate, njëjtë si beri edhe me Nainggolan.Në këtë moment qe po flasim nje largim i tij eshte tepër i mundur. Tek Interi jane te gjithe te zhgenjyer me sjelljen e tij”, u raportua në gazetën italiane.

Sulmuesi kilian tashmë është 32 vjeçar, ndërsa në Inter u transferua si lojtar i lirë në vitin 2020.

Sanchez ka zhvilluar me zikaltërit gjithsej 55 paraqitje në Serie A, ndërsa ka regjistruar 11 gola dhe 13 asistime./Shqip.com