Sport Ndërkombëtar

Sanchez – ka “rilindur” në Francë

Alexis Sanchez

Transferimi në Marseille – po del të jetë një “rilindje” e karrierës për Alexis Sanchez.

Sulmuesi kilian është duke e shijuar futbollin – në Ligue 1.

Sanchez e ka shënuar golin e tij të parë në “Orange Velodrome” – sonte në fitoren 2-1 ndaj Lilles – për të treguar që po kalon në formë fenomenale.

Në total – ai ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit francez – në këtë sezon.

Sa i përket formës ekipore, skuadra e udhëhequr nga Jorge Sampaoli ka arkëtuar 19-të pikë dhe gjendet në vendin e dytë.

Pikë të njëjta ka edhe Paris Saint Germain – por golaverazhi po e bën dallimin në renditje.

Sanchez, ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2023 me klubin francez – ndërsa në “Transfermarkt” verësohet 3.5 milionë euro.

33 vjeçari bart karrierë të madhe në në supe – pasi ka luajtur në shumë skuadra të mëdha evropiane – si Interi, Arsenali, Manchester United dhe Barcelona.

Ndër të tjera, ai ka fituar La Ligën, Serien A dhe Kupën e Amerikës./Shqip.com