Sport Ndërkombëtar

Sanchez dhe “ankthi” i tij në Manchester United

Alexis Sanchez

Në Arsenal ishte ylli i skuadrës.

Ai mund të driblonte, shënonte e asistonte.

Por, Alexis Sanchez e donte një skuadër më të madhe – që të “luftonte” për trofe.

Sulmuesi kilian e zgjodhi – Manchester United për ta vazhduar karrierën, ku edhe mori numrin legjendar “7”.

 “Djajtë e Kuq” paguajtën 30 milion paund për shërbimet e tij, ama asgjë nuk shkoi sipas planeve.

Madje – Sanchez potencoi se “stërvitjen e parë që bëra kuptova shumë gjëra. U ktheva në shtëpi dhe i thashë përfaqësuesit tim: ‘A nuk mund të ndërpritet kontrata për t’u kthyer në Arsenal’. Ata filluan të qeshin dhe unë u thashë se diçka nuk më shkonte mirë. Ajo [kontrata] ishte nënshkruar tashmë”.

Fakti që – Sanchez kishte pagë prej 500 paund në javë e shtonte edhe më shumë presionin mbi supet e tij.

“Po ju tregoj përvojën time; Gazetarët nganjëherë flisnin pa i ditur faktet dhe u dhimbte, ata nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte brenda klubit, “tha sulmuesi kilian. 

“Ata thanë se ishte faji im, ky dhe ai, por ndonjëherë një lojtar varet nga mjedisi, familja që krijohet rreth tij dhe mendoj se në atë moment ne nuk ishim një familje Dhe kjo u përkthye në fushë, dhe meqenëse duhej të fajësohej dikush, ata më fajësuan mua”.

Në total – ai zhvilloi 32 ndeshje në dy sezone të Premierliges me United, ndërsa shënoi vetëm tre gola dhe asistoi gjashtë herë.

Ky transferim – mbetet një nga periudhat më të dobëta në karrierën e Alexis, i cili në të kaluarën e kishte djersitur edhe fanellën e Barcelonës.

33 vjeçari – që nga kampionati 2019-20 që është pjesë e Interit – dhe ndër të tjera ka fituar titullin e kampionit në Serie A./Shqip.com