Lajme Botë

San Diego: Tetë të vdekur pas përmbysjes së varkave, dyshohet se përdoreshin për emigrim të njerëzëve

Foto: Gettyimages

Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi dy varka u përmbysën në brigjet e Kalifornisë, thanë shërbimet e urgjencës.

Departamenti i Zjarrfikësve të San Diegos tha se një kërkim kishte filluar pasi varkat u futën në telashe në plazhin Black, San Diego.

Një telefonues i 911 tha për shërbimet e urgjencës se ajo kishte qenë në një varkë me tetë persona që arriti në breg, por një anije tjetër, me tetë deri në 10 persona, ishte përmbysur.

Mediat lokale kanë raportuar se varkat dyshohet se mbanin emigrantë.

Shërbimet e urgjencës nga disa agjenci gjetën dy varka të përmbysura me trupa të shpërndarë në një sipërfaqe prej 366 m.

Në vitin 2021, katër persona vdiqën dhe dy duzina u plagosën kur një varkë hyri në telashe në brigjet e San Diegos, raporton BBC.

/Shqip.com