Teknologji

Samsung sjell veçori të rëndësishme në kufje

Gjiganti korean ka njoftuar për ofrimin e një përditësimi të ri për Galaxy Buds2 Pro sidomos për përsonat që kanë vështirësi në dëgjim

Përditësimi parashihet të shpërndahet në javët e ardhshme. Funksioni i quajtur Ambient Sound do të fitojë dy nivele shtesë, duke ofruar kështu gjithsej pesë nivele të përforcimit dhe kompania koreane ka thënë se kjo do të ofroj përfitim në dëgjim të përmirësuar për më shumë përdorues.

Efikasiteti i veçorisë së re u arrit pas realizimit të disa provave në Universitetin e Ioëa-s. Hulumtimi arriti në përfundimin se Galaxy Buds2 Pro përmirësoi ndjeshëm perceptimin e të folurit tek ata me humbje dëgjimi të butë deri në mesatare.

Me përditësimin e ri, mund të përdorni nivele të ndryshme të Tingullit të Ambientit për kufjen e majtë dhe të djathtë, në mënyrë që të rregulloni saktë sa përforcim ju nevojitet bazuar në veshët tuaj.

Ju gjithashtu mund të personalizoni diapazonin e tonit nga i butë në i pastër në pesë faza të ndryshme.

/Shqip.com