Teknologji

Samsung po përgatitet të prezantojë telefonin e ri Galaxy A25

Sipas disa informacioneve të publikuara nëpër mediat ndërkombëtare, A25 vjen me një çip Exynos 1280 dhe deri në 8 GB RAM.

Në pjesën e pasme do të ketë një kamerë kryesore 50 MP me OIS, kamerë ultra të gjerë 8 MP dhe një kamerë makro 2 MP.

Kamera selfie do të jetë 13 MP.

Samsung i ka mundësuar këtij telefoni të mbrohet me Samsung Knox dhe Samsung Pay, dhe pritet që A25 të ketë mbështetje me përditësime të sistemit operativ për katër vjet dhe për pesë vjet përditësime të softuerit, gjë që është e madhe për një smartfon të nivelit fillestar.

Telefoni parashihet të dalë në shitje në fillim të vitit 2024 me një bateri 5000 mAh me mbështetje karikimi 25W dhe do të peshoj 197 gram.

Çmimi mbetet ende i pa zbuluar.

/Shqip.com