Teknologji

Samsung Galaxy S24 ju fut në botë e Inteligjencës Artificiale

Samsung zbuloi serinë e shumëpritur të Galaxy S24, Ultra, Galaxy S24+ dhe Galaxy S24, duke shpalosur përvoja të reja celulare me Galaxy AI1.

Seria Galaxy S udhëheq rrugën drejt një epoke të re që do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si pajisjet celulare fuqizojnë përdoruesit, pasi këtë herë një fuqi e madhe i është dhënë përdorimit të Inteligjencës Artificiale.

Kjo teknologji është e përfshirë në mundësimin e komunikimit pa pengesa me përkthime inteligjente të tekstit dhe telefonatave, rritja në maksimum e lirisë krijuese me ProVisual Engine të Galaxy, vendosja e një standardi të ri kërkimi që do të ndryshojë mënyrën se si përdoruesit e Galaxy zbulojnë botën përreth tyre.

Një prej gjërave më interesante është aplikacioni Interpreter që mundëson që  bisedat e drejtpërdrejta të mund të përkthehen menjëherë në një pamje të ndarë në ekran, në mënyrë që njerëzit që qëndrojnë përballë njëri-tjetrit të mund të lexojnë një transkriptim teksti të asaj që ka thënë personi tjetër. Funksionon edhe pa të dhëna celulare ose Wi-Fi.

Për mesazhet dhe aplikacionet e tjera, Chat Assist mund të stabilizoj tonet e bisedës për të siguruar që komunikimi të tingëllojë ashtu siç ishte synuar. IA e integruar në tastierën Samsung mund të përkthejë gjithashtu mesazhe, email dhe më shumë në kohë reale në 13 gjuhë, të cilat më pas do të shtohen.

Galaxy S24 sjellë Circle to Search i punuar nga Google që iu jep mundësinë përdoruesve të Galaxy një mjet të ri të jashtëzakonshëm duke bërë një shtypje në butonin Home, mund të rrethoni, të theksoni, të vizatoni ose të prekni çdo gjë në ekranin e Galaxy S24 për të parë rezultate kërkimi të dobishme dhe me cilësi të lartë.

Samsung ka thënë se Galaxy S24 Ultra ka lentet e reja të zmadhimit optik 5 herë, funksionon me sensorin 50 MP për të mundësuar rendiment me cilësi optike në nivelet e zmadhimit nga 2 herë, 3 herë, 5 herë deri në 10 herë falë Sensorit Adaptive Pixel. Imazhet tregojnë gjithashtu rezultate të qarta kristal deri në 100 herë me zmadhimin digjital të përmirësuar.

Ekrani është fuqizuar nga Corning Gorilla Armor, i cili është përmirëson optikisht dhe demonstron qëndrueshmëri superiore ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga gërvishtjet e përditshme.

Galaxy 24 ka ekran 6,2 inç, Galaxy S24+ me 6,7 inç dhe Galaxy S24 Ultra ka një ekran më të sheshtë 6,8 inç, të optimizuar jo vetëm për shikim, por edhe për produktivitet

Edhë në këtë seri, Samsung ka vazhduar planin për krijimin e produkteve nga marerialet e ricikluara.

Në pajisjet Galaxy ka përdorur plastikë, xham dhe alumin të ricikluar në elementët përbërës të brendshëm dhe të jashtëm, pastaj për herë të parë Galaxy S24 përmban elementë përbërës të bërë me kobalt të ricikluar dhe elementë të rrallë të tokës. Në Galaxy S24 Ultra, një minimum prej 50% kobalti të ricikluar është përdorur në bateri, dhe 100% elementë të ricikluar të rrallë të tokës janë përfshirë në altoparlantë.

Galaxy S24 është gjithashtu seria e parë Galaxy S që është projektuar me çelik të ricikluar dhe poliuretani termoplastik (TPU). Galaxy S24 Ultra përmban një minimum prej 40% çeliku të ricikluar në altoparlantë dhe përfshin minimumi një 10% TPU të ricikluar para konsumit në çelësat anësore dhe të volumit. Për më tepër, çdo Galaxy S24 vjen në një kuti paketimi të bërë nga material 100% të ricikluar të letrës.

Galaxy S24 Ultra është telefoni i parë Galaxy që ka një kornizë titan, duke rritur qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e pajisjes.

Seria Galaxy S24 vjen me tone ngjyrash të frymëzuara nga mineralet e Tokës. Në Galaxy S24 Ultra, ngjyrat përfshijnë: gri titani, e zezë titani, vjollcë titani dhe e verdhë titani. Ngjyrat në Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 përfshijnë: e zezë oniksi, gri mermeri, vjollcë kobalti dhe e verdhë qelibari.

Samsung Galaxy S24 Ultra vjen me kapacitet 256 GB 12 GB RAM, 512 GB 12 GB RAM, 1 TB 12 GB RAM; UFS 4.0, kamerën kryesore e ka 200 MP, 50 MP, 10 MP, 12 MP, ndërsa kamerën e përparme e ka 12 MP. Kamerat prapa xhirojnë deri në formatin 8K, kurse e përparme deri në 4K, fuqia e baterisë është 5000mAh.

Samsung Galaxy S24+ vjen me kapacitet të brendshëm deri në 256 GB 12 GB RAM, 512 GB 12 GB RAM; UFS 4.0, kamerat e pasme janë 50 MP, 10 MP, 12 MP, kurse kamera selfie do jetë 12 MP.

Samsung Galaxy S24 vjen me kapacitet 128 GB 8 GB RAM, 256 GB 8 GB RAM, 512 GB 8 GB RAM; UFS 3.1 – 128 GB, UFS 4.0. Kamerat e pasme janë 50 MP, 10 MP, 12 MP, po aq sa kjo e fundit ka edhe në kamerën e përparme.

Të tre telefonët vijnë më sistemin operativ Android 14, One UI 6.1.

/Shqip.com