Sport Ndërkombëtar

Sampdoria dhe Augsburg në garë për Dresevic

Anëtari i përfaqësueses së Kosovës është në radarin e klubeve nga Italia dhe Gjermania.

Sampdoria ka shprehur interesim në marrjen e shërbimeve të Ibrahim Dresevic.

Madje, sipas “Tuttomercatoweb”, klubi italian ka qenë duke e përcjellur atë që prej kohësh.

Megjithatë, transferimi i tij te “Doria” do të jetë më i vështirë pasi edhe Augsburg i është futur garës për të.

25 vjeçari ndau rrugët me klubin holandez, Heerenveen, muajin e kaluar dhe mbeti lojtar i lirë.

Mesfushori me tipare defanzive ka aftësi të luajë edhe si qendërmbrojtës, diçka që e bën atë tejet tërheqës për të dyja klubet e interesuara.

Dresevic bëri 27 paraqitje në Eredivisie gjatë edicionit të kaluar për klubin holandez. /Shqip.com