Sport Ndërkombëtar

Sampaoli rikthehet te Sevilla, pas shkarkimit të Lopeteguit

Jorge Sampaoli do ta zërë vendin e Julen Lopeteguit në një përpjekje për të shpëtuar sezonin e Sevillas.

Lopetegui u shkarkua pas humbjes 4-1 ndaj Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

62-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje në “Estadio Ramon Sanchez Pizjuan” deri në qershor 2024.

Kjo është periudha e dytë në krye të klubit për Sampaolin, i cili e çoi klubin në vendin e katërt në sezonin 2016/17 përpara se të largohej për të marrë detyrën e kombëtares së Argjentinës.

Roli i tij i fundit në Evropë ishte në krye të skuadrës së Ligue 1, Marseille, ku ai u largua në fillim të këtij sezoni duke e udhëhequr klubin në Champions League sezonin e kaluar.

Sevilla ka pasur vështirësi në La Liga dhe aktualisht ndodhet në vendin e 17-të në tabelë, një pikë më shumë se klubet në zonën e rrezikshme./Shqip.com

/Shqip.com