Lajme

Samiti i BE, Rama debaton ashpër me Mitsotakis. A do tërhiqet Greqia?

Pasditen e kësaj mërkure në Bruksel nisi samiti i radhës mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria përfaqësohet në këtë samit nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, në takimin që përfundoi rreth orës 20.30, ra në sy edhe një diskutim me tone të forta mes kryeministrit shqiptar dhe homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ata u shfaqën duke debatuar me njëri–tjetrin përpara se të bënin foton familjare.

Kuptohet që debati është për çështjen “Beleri”, pasi Greqia ka vënë veton për hapjen e kapitujve të parë të negociatave të Shqipërisë dhe BE-në.

Vendimi do të merret nga Këshilli Europian në takimet që do të mbahet në 14 dhe 15 dhjetor.

/Shqip.com