Lajme

Samiti BE-BP, bllokohen rrugët në Tiranë, devijime në autostrada

Në Tiranë do të ketë bllokime të disa rrugëve dhe devijime të disa akseve të rrugëve interurbane dhe autostradave duke filluar nga ora 06:00 deri në orën 18:00.

Ky vendim i Shqipërisë erdhi me qëllim të mbarëvajtjes së Samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Akset rrugore që do të bllokohen janë:

  • Rruga “Rinas – Qafë Kashar” dhe anasjelltas;
  • Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas;
  • Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas;
  • Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas.

Kurse rrugët, që lidhin rrugën e Elbasanit, me rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Faik Konica”, “Fatmir Haxhiu”, “Gjeneral Nikols”, rrugën e Atjonit, “Sheh Ahmet Pazar”, si dhe të gjitha rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugët “Ibrahim Rugova”, “Ukraina e lirë” dhe “Lek Dukagjini”, do të jenë të bllokuara, njoftoi Abcnews.al.

Vlen të theksohet se në këto segmente nuk do të lejohet as parkimi i automjeteve, gjë për të cilen janë njoftuar edhe banorët e zonës.

Për mjetet e emergjencave mjekësore dhe ato të emergjencave civile, nuk do të ketë pengesa.

/Shqip.com