Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, 6 dhjetori pushim zyrtar për kryeqytetin
Publikuar:
(30.11.2022 10:51:20)
6 dhjetori do të jetë pushim zyrtar për kryeqytetin e Shqipërisë. Vendimi vjen pasi në Tiranë do të mbahet Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor.
Sipas burimeve, e marta do të jetë pushim për administratën dhe shkollat, teksa Tirana do të ketë dhe kufizim të qarkullimit për shkak të masave të sigurisë.
Më 6 dhjetor liderët europianë dhe të vendeve të Ballkanit do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar, për të diskutuar për integrimin e rajonit dhe tema të rëndësishme, duke nisur nga ekonomia, te lufta në Ukrainë etj.
Po të martën opozita ka paralajmëruar një protestë.
/Shqip.com