Sallahu: Ka gjasa që mostrat e Deharit janë zhdukur më herët

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se ka gjasa që mostrat e Astrit Deahrit të jenë zhdukur shumë më herët dhe jo me 7 dhjetor të vitit 2022 kur është lajmëruar ministria nga drejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Sipas tij, mostrat mund të jenë zhdukur në tetor të vitit 2021, kur janë arkivuar pasi janë bërë analizat nga Instituti zviceran.
“Mostrat e Deharit janë parë në epruveta ne vitin 2021 në tetor kur i kanë dhënë Instituti zviceran, duhet të bëhet edhe një dallim ka mundësi që lajmërimi i rastit me humbjen e mostrave nuk është i njëjtë. Ka gjasë të jenë zhdukur shumë më herët”, ka thënë Sallahu nw RTV Dukagjini.
Ndërsa, sa i përket video-inxhizimeve nga kamerat e Institutit të Mjekësisë Ligjore nga ku janë zhdukur mostrat, Sallahu ka thënë se ajo inxhizimet dhe provat e tjera i ka marrë Polici e Kosovës dhe Prokuroria.
Sallahu, ka thënë se sipas raportit të parë të Institutit zviceran thuhet se brenda qelisë së Astrit Deharit ka qenë një person i tretë.
“Instituti e ka cilësuar që ka qenë një person i tretë brenda burgun dhe ai person ka ndërhyrë në këtë rast, ai person ka ndërhyrë në vrasjen e Asitrit Deharit”, ka thënë Sallahu.
/Shqip.com