Reagon zëvendësministri Sallahu pasi Abelard Tahiri nuk e kishte dorëzuar armën e personalizuar me të përfunduar mandatin

Ish shefi i kabinetit të Qeverisë Thaçi, Abelard Tahiri, nuk e kishte dorëzuar armën e zjarrit të personalizuar me të përfunduar mandatin më 2014, ashtu siç deklaroi.
Veprim e Tahirit e ka quajtur të turpshëm, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka ku thënë se arma është kthyer para 8 mujash edhe pse ka qenë i obliguar kohë me parë për ta kthyer.
“Armë me emër personal (pa ë) të gravuar në të, 20.000 fishekë, me pare të shtetit. Sot u kuptua që Tahiri as nuk e paska kthyer armën deri para 8 muajsh, përkundër që ka qenë i obliguar ta bëjë shumë më herët. Turp!”, ka shkruar Sallahu.
Ai gjithashtu i ftuar në një interviste në ATV, ka se nuk ka çfarë të flas për Tahirin, pasi që ai për t’i besuar armës së tij ia ka shkruar emrin dhe mbiemrin.
“Çfarë të thamë për Tahirin, një njeri që mbanë në brez revolver dhe nuk i beson revolverit të vetë që e mbanë në brez pa ja gdhendë emrin dhe mbiemrin e tij, unë çfarë me besu, çfarë më fol për të. Pra kusht për me i besu revolverit të vetë është me shkru emrin dhe mbiemrin. Po e mira është që është shkru pa ë”, ka thënë Sallahu.
Shqip.com javë më parë ka raportuar se si Tahiri me para të shtetit kishte blerë armë të personalizuar, në vitin 2011.
I kontaktuar nga Shqip.com Tahiri pati deklaruar se “Ajo armë është përdorë prej meje gjatë kohës sa kam qenë shef i kabinetit dhe në momentin kur jon dorëzuar pajisjet që janë përdorë, ai është një aset i zyrës së kryeministri është kthy në zyrën e kryeministrit dhe vazhdon me u përdorë nga zyrtarët e zyrës së kryeministrit”.
Përveç Tahirit, me armë rezultoi të jenë pajisur i gjithë stafi i kabinetit.
Madje, ish- kryeministri Thaçi kishte furnizuar kabinetin edhe me 20 mijë fishekë dhe 5 shurdhues.
Furnizimin e kabinetit, ai e kishte bërë në shkurt të vitit 2011, me të marrë mandatin e dytë si kryeministër.
Në dokumente figuron edhe ish-shefi i stafit Bekim Çollaku dhe Isni Thaçi.
Tahiri, nuk e kishte dorëzuar armën e zjarrit të personalizuar me të përfunduar mandatin më 2014, ashtu siç deklaroi.
Ai rezulton të ketë qenë i pajisur me armë edhe 7 vjet të tjera, pas përfundimit të detyrës qeveritare, përkundër se ishte aset i Zyrës së kryeministrit./Shqip.com