Sport Ndërkombëtar

Salah shënon golin historik

Liverpooli ka mundur 1-0 Brentfordin në javën e 35-të të kampionatit anglez dhe ka shkuar vetëm një pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Manchester United. Megjithatë, “Djajtë e Kuq” kanë dy ndeshje më pak.

Ndeshja e luajtur në “Anfield” është vendosur në minutën e 13-të. Ka qenë Mohamed Salah që ka zhbllokuar dhe vendosur sfidën.

Më këtë gol, egjiptiani është bërë lojtari i parë në historinë e Liverpoolit që ka shënuar në nëntë ndeshje radhazi të luajtura në shtëpi në të gjitha garat, ndërsa goli kundër Brentfordit ka qenë i 100-ti për të në “Anfield” me Liverpoolin.

Një gol historik që i ka mjaftuar skuadrës së Jurgen Klopp për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në garën për një vend në edicionin e ardhshëm të Champions Leaguen.

/Shqip.com