Sport Ndërkombëtar

Salah i vetëafrohet gjigantit spanjoll

Mohamed Salah është gati që të largohet te Real Madridi në afatin kalimtar të kësaj verë. Pasi Liverpooli mbeti jashtë Championsit për sezonin e ardhshëm, te shumta kanë qenë zërat për një largim të mundshëm të tij nga “The Reds”.

Sipas Todofichajes, përfaqësuesit e Salah kanë kontaktuar me Real Madridin javën e kaluar për një marrëveshjeje të mundshme. Ata janë të prirë të përfitojnë sa më shumë nga fakti se Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë të pamundur të merren nga Reali këtë verë.

Real Madrid ishte i interesuar për Salah në të kaluarën, por u tërhoq pas zgjatjes së kontratës të sulmuesit verën e kaluar. Salah, marrëveshja aktuale e të cilit është caktuar të skadojë në qershor 2025, aktualisht vlerësohet mbi 60 milionë funte.

/Shqip.com