Salah i siguron fitoren Egjiptit

Një gol, tre pikë.
Egjipti e ka arkëtuar fitoren e parë në Kupën e Kombeve të Afrikës.
“Faranoët” përballë vetes kishin Guinea-Bissau, por arritën që të triumfojnë me rezultat minimal 0-1.
Në këtë takim të dyjat skuadra kishin hyrë me një presion të madh, pasi egjipianët kishin pësuar humbje, kurse Guinea kishte barazuar.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Mohamed Salah, kur po zhvillohej minuta e 61-të.
Për sulmuesin e Liverpoolit – ky ishte goli i parë i realizuar dhe u “kurorëzua” me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”.
Pas kësaj fitore, Egjipiti gjendet në vendin e dytë të Grupit D, me tre pikë të grumbulluara.
Kurse, Guniea-Bissau, ka vetëm një pikë deri më tani dhe gjendet një pozitë më poshtë.

Gjatë ditës së sotme, në këtë grup u zhvillua edhe ndeshje ndërmjet Nigerisë dhe Sudanit, ku fitues dolën nigerianët me rezultat 3-1.
Nigeria është lidere e grupit, pasi në dy ndeshje ka shënuar dy fitore. /Shqip.com