Sport Ndërkombëtar

Salah i pavendosur për të ardhmen: Nuk mund të them po, nuk mund të them jo

Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, nuk ka dashur të jap detaje rreth negociatave për kontratën e re me Liverpoolin.

Egjiptiani thjesht përsëriti se ai është i fokusuar në arritjen e objektivave të ekipit kur u pyet nëse ishte i sigurt për zgjatjen e kontratës me “The Reds”.

“Nuk mund të them po, nuk mund të them jo, por kam thënë shumë herë më parë për atë që dua. Por përsëri, nuk mund të hyj thellë në kontratën time tani sepse është një situatë vërtet e ndjeshme. Ekipi duhet të fitojë dhe unë nuk mund të jem vetëm në lajme dhe të flas vetëm për kontratën time. Unë thjesht fokusohem me ekipin, dhe kjo është ajo”, tha Salah për Sky Sports.

Kontrata e Salah zgjat deri në vitin 2023 dhe Liverpool mund të rrezikojë ta humbasë atë në një transferim të lirë verën e ardhshme nëse nuk arrijnë të rinovojnë marrëveshjen e tij.

Mohamed Salah

Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë, pasi po kalon formë fantastike.

29-vjeçari këtë stinor ka 28 gola dhe 10-të asistime në 38 ndeshje të zhvilluara./Shqip.com