Sport Shqiptar

Salah e thyen rekordin e legjendës së Liverpoolit

Getty Images
Getty Images

Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah, po vazhdon ngjitjen në mesin e shënuesve më të mirë në historinë e Liverpoolit.

Salah të dielën realizoi golin e tij të 184 në 300 ndeshjet me fanellën e ekipit nga “Anfield Road”.

Me këtë rast Salah e la pas vetes legjendën e “The Reds”, Robbie Fowler që në 369 takime shënoi 183 gola.

Salah tani me golin nga pika e bardh kundër Tottenhamit është shënuesi i 6-të më i mirë në histori të Liverpoolit.

/Shqip.com