Sport Ndërkombëtar

Salah: Dua të qëndroj në Liverpool deri në ditën e fundit të karrierës sime

Mohamed Salah

Golat dhe asistimet tashmë janë bërë të zakonshme për Mohamed Salah, i cili po kalon nëpër formë jetësore.

Sulmuesi egjiptian, në një intervistë për “Sky Sport” është shprehur tejet i lumtur për momentet që po kalon me fanelën e Liverpoolit, përcjell Shqip.com.

Madje, ai ka bërë të ditur se dëshira e tij do të ishte që të lunate në “Anfield Stadium” deri në fund të karrirerës së tij.

“Nëse më pyetni mua, do të doja të qëndroja deri në ditën e fundit të karrierës sime futbollistike, por nuk mund të them shumë për këtë – nuk është në duart e mia. Varet nga ajo që dëshiron klubi, jo nga unë. Për momentin nuk mund ta shoh veten duke luajtur kundër Liverpool-it” , tha ai ndër të tjera.

Mohamed Salah has caused Islamophobia in Liverpool to fall since joining  club, study finds | The Independent | The Independent
Mohamed Salah

29 vjeçari, po ashtu shtoi se nuk dihet se çka do të sjellë e ardhmja, por do të ishte shumë “trishtuese” për të, nëse një ditë do lunate kundër “The Reds”.

Salah, ka zhvilluar tetë ndeshje në Premierligë këtë sezonë, ndërsa ka arritur që të shënojë shtatë gola Ai, po ashtu regjistruar katër asistime.

Formë të lartë po tregon edhe në Ligën e Kampionëve, ku në tre ndeshje të zhvilluara ka shënuar pesë gola.

Numri dhjetë, i është bashkuar Liverpoolit në vitin 2017, për një shumë rreth 40 milionë euro.

Që nga atëherë, ai është shndërruar në njërin nga futbollistët kryesorë të ekipit, ndërsa ka arritur që të fitojë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve./Shqip.com