Sport Ndërkombëtar

Salah barazon rekordin që e mban Drogba

Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah realizoi golin e dytë për Liverpoolin në humbjen që skuadra e tij pësoi në “Anfield” nga Real Madrid (2-5). Një gol që vlejti më së shumti për statistikë, pasi për Salah ky ishte goli numër 44 në Champions League.

Egjiptiani barazoi ish-sulmuesin Didier Drogba (Bregu i Fildishtë) dhe të dy janë në krye të listës së futbollistëve afrikanë që kanë shënuar më shumë gola në Champions League.

Të dy kanë nga 44 gola. Një rekord që mund t’i përkasë në të ardhmen vetëm Mohamed Salah nëse sulmuesi egjiptian do të vijojë të luajë e shënojë në Champions League. Shifra që tregojnë se egjiptiani është një nga ikonat e kësaj gare.

/Shqip.com