Lajme

Saimir Tahirit i vdes babai, ish-ministri me letër nga burgu

Ish-ministri i Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri ka humbur babain.

Ndonëse ndodhët në burg Samir Tahiri ka shkruar një letër lamtumire për të atin.

Letra është publikuar në rrjetin social, Facebook, të ish-ministrit nga familja e tij.

Kujtojmë se vitin e kaluar Gjykata kishte dënuar me burgim Samir Tahirin nën akuzat se kishte ndihmuar disa persona në trafikimin e drogës.

Ai u bë zyrtari i parë në Shqipëri i cili është akuzuar drejtpërdrejtë për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Samir Tahiri ishte ministër në Qeverinë e kryeministrit Edi Rama që nga viti 2013 deri në vitin 2017, por pas akuzave, shefi i tij e shkarkoi nga të gjitha postet duke përfshirë edhe ato të Partisë Socialiste.

/Shqip.com