Sahiti pas shkarkimit s’pranon të deklarohet për media

Naser Sahiti është shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës, ‘Hasan Prishtina’.
Kështu e bë e ditur në konferencën për media të kryesuesit të Këshillit Drejtues të UP-së, Altin Sahiti.
Mirëpo Sahiti nuk është deklaruar për media pas shkarkimit të tij nga ana e Këshillit Drejtues të UP-së.
Në as një version nuk do të prononcohem, jam prononcuar gjatë ditës. Mos pritni se edhe me dalë pas 1 ore nuk do të prononcohem, faleminderit për interesimin ditëve të tjera do të jem ne dispozicion pa problem”, tha ai para mediave.
Përndryshe ditë më parë, Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kishte paralajmëruar shkarkimin e rektorit të UP-së, Naser Sahiti nga ana e kryeministrit Kurti.
Ushtruese e detyrës në krye të institucionit është emëruar Luljeta Plakolli-Kasumi.
/Shqip.com