Sport Shqiptar

Sahiti ftohet për herë të parë te kombëtarja e Kosovës

Ermir Sahiti është ftuar për herë të parë nga kombëtarja e Kosovës në futboll.

Alain Giresse ka vendosu t’ia jap mundësin e parë 23-vjeçarit të Hjduk Splitit.

Ishte pikërisht klubi që përmes një postimi në “Twitter”, konfirmoi ftesën e Sahitit nga “Dardanët”.

“Emir Sahiti është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Kosovës, që zhvillon dy miqësore në pushim internacional”, shkroi klubi.

Kosova në marse përballet me Burkina Fason dhe Zvicrën, ku fillimisht pret skuadrën afrikane në “Fadil Vokrri”, para se të udhëtojë që të përballet me skuadrën e Shaqirit e Xhakës.

Sahiti më herët ka luajtur për grupmoshat e Shqipërisë, ku ka zhvilluar 11 ndeshje me kombëtaren U21.

Sulmuesi i krahit me Hjdukun ka zhvilluar 20-të ndeshje këtë stinor dhe ka arritur të jap gjashtë gola e katër asistime./Shqip.com