Sport Shqiptar

Saga e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës është drejt fundit

Saga e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës është drejt fundit.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku i cili në emisionin Presing në T7 ka deklaruar se Federata i ka rregulluar gjitha dokumentet dhe se çështja ka mbetur tek klubet që janë pak më dobët.

“Komisioni sot më ka njoftuar dhe kam përshtypjen se Federata e Futbollit e Kosovës është në rregull me dokumente. Klubet janë më dobët por besoj brenda disa ditësh Komisioni për licencim do të ketë një përgjigje lidhur me licencimin e FFK-së”, ka thënë Hajrulla Çeku.

/Shqip.com