Sadio Mane pritet të transferohet te skuadra e madhe italiane
Publikuar:
(04.05.2023 14:06:00)

Sulmuesi senegalez, Sadio Mane transferohet te gjiganti italian, Roma. Mane është njëri nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive pas zënkës me Leroy Sane.
Ai u transferua te Bayerni në verën e kaluar, por pritet të largohet nga “Allianz Arena” pas vetëm një sezoni me fanellën e bavarezëve.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Mane mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasi gjiganti italian synon transferimin e senegalezit.

Sipas Calcio Mercato, Roma është përfshirë në garë për transferimin e tij.
“Giallorosët” pritet të arkëtojnë 50 milionë euro nga shitja e Abraham dhe transferimi i Mane në “Olimpico” nuk do të jetë problem.
/Shqip.com