Sport Ndërkombëtar

Sadio Mane “i ringjallur” këtë sezonë

Sadio Mane

Pas shumë kritikave që mori sezonën e kaluar për shkak të formës së tij të dobët, Sadio Mane ka rigjetur formën e tij të vjetër.

Sulmuesi senegalez në ndeshjen ndaj Crystal Palace shënoi golin e tij të 100-të me Liverpoolin, i treti në pesë ndeshjet e fundit, shkruan Shqip.com.

Këtë shifër (100 gola) ai e arriti pas 224 ndeshjeve të zhvilluara me “The Reds”.

Mane e ka të “preferuar” Crystal Palacen si kundërshtar pasi në 9 ndeshjet e fundit kampionale kundër tyre, ai ka shënuar plot 9 gola. Kështu, 29 vjeçari është bërë lojtari i parë në histori të Premierligës që shënon në nëntë ndeshje radhazi ndaj të njëjtit ekip.

Sadio u transferua në “Anfield Road” në vitin 2016, ndërsa Liverpooli i kishte paguar Sothamptonit 34 milion euro për kartonin e tij./Shqip.com