Lajme

Sadiku tregon arsyen e rritjes së madhe të rasteve me COVID-19

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka thënë se shkak i rritjes së rasteve është relaksimi i qytetarëve dhe heqja e maskës.

Sadiku nuk e mohoi mundësinë që Kosova të hyjë në një fazë të re të COVID-19, duke thënë se rritja e numrit të rasteve rrezikon paraqitjen e varianteve tjera.

“Relaksimi i situatës, heqja e maskave, situata e mirë epidemiologjike, te njerëzit e hjek atë frikën dhe njerëzit kur kanë pas frikë ka pasur më shumë tendencë për vaksinim”. Mund të hyjmë në një fazë tjetër të COVID, por nuk besoj që do të jetë më e keqe sepse një numër i madh i qytetarëve e kanë kaluar sëmundjen dhe ka imunitet natyror, por rritja e numrave të rasteve në nivel global rrezikon paraqitjen e varianteve dhe mutacioneve dhe ndryshimet që i bën virusi, e që janë më rezistente ndaj vaksinës”, ka thënë ai në T7.

Ai tha se po bie efekti i vaksinës antiCOVID dhe po bëhen ndryshime.

“Po bëhen ndryshime në vaksinë, sepse konsiderohet se po bien efektet e vaksinës. Në vjeshtë po pritet të bëhet një variant tjetër të vaksinës, që do të përfshijë më shumë variante të SarsCov-2. Edhe ne në Kosovë duhet të jemi më të vëmendshëm”, deklaroi ai.

Lexo edhe:
347 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ai po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen sa ma masivisht.

Ndryshe,Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 347 raste të reja me COVID-19 në Kosovës./SHQIP.com