Sport Shqiptar

Sadiku fiton edhe meçin e dytë, vazhdon rrugën drejt medaljes në Lojërat Evropiane  

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku po konfirmohet si shpresa më e madhe e Kosovës për të fituar medalje në Lojërat Evropiane që po mbahet në Krakow të Polonisë.

Sadiku, ka bërë edhe një hap drejt medaljes, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë në po aq meçe të zhvilluara.

Të hënën, Sadiku fitoi ndaj boksieres nga Zvicra, Anna Julia Jenni në 1/8 e finales dhe tani është vetëm një fitore larg për të siguruar medaljen dhe normën olimpike për Olimpiadën “Parisi 2024”.

Donjeta dominoi pothuajse gjatë tre rundeve përballë zviceranes, të cilën e mposhti me rezultatin 4:1, me vendim unanim të gjyqtarëve.

Në xhiron e parë, Donjeta e ka mposhtur britaniken Shona Whitwell.

/Shqip.com